Dugolli: Kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 trupave të tyre ushtarake në Kosovë nuk ka pas nevojë as me pranu e lere më me shqyrtu
Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se është duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthim të ushtrisë në Kosovë.
“Ne kemi marrë një letër nga Serbia dhe tani po e shqyrtojmë atë”, deklarohet KFOR-i.
Në përgjigjë të deklaratës së KFOR-it, ka reaguar në profilin e tij në facebook deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli:
E para:
Kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 trupave të tyre ushtarake në Kosovë nuk ka pas nevojë as me pranu e lere më me shqyrtu. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur ndërkombëtarisht dhe me një pavarësi të vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova nuk është më sikur dikur, pra sot është dhjetori viti 2022 e jo qershori i vitit 1999.
Për rrjedhojë, çdo prezencë ushtarake e huaja pa dakordim dhe marrëveshje, konsiderohet agresore-armike dhe do merr përgjigjen adekuate shtetërore dhe institucionale me gjithë forcën e disponueshme.
E dyta:
KFOR-i nuk do duhej të toleronte e aq më pak të bënë sehir karshi bllokimit të rrugëve nga bandat kriminale dhe të armatosura, të cilët po cenojnë lirinë themelore të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në veri të vendit.
E treta:
Nëse KFOR-i nuk është i gatshëm të heq këto barrikada dhe vazhdon kështu me këtë mosveprim, duhet të deklarohet, sepse shteti i Kosovës nuk mundet në pakufi të mbet peng i mosveprimit për heqjen e barrikadave dhe sigurimin e lëvizjes së lirë për qytetarë.
Rruga Press