Bota

Putini nis ofensivën e madhe në Ukrainë, bombardohet edhe Kievi

Rusia ka kryer bombardime masive në qytetet më të mëdha të Ukrainës, mëngjesin e së premtes. Mediat ukrainase raportojnë se qytetet kryesore janë sulmuar me raketa, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, Kharkiv dhe Kryvyi Rih, ku një pallat u shkatërrua dhe dyshohet për shumë persona të bllokuar nën rrënoja. Po ashtu, sulme janë kryer edhe në Vinnytsia, qytet gati në perëndim të Ukrainës, në Poltava, Odesa dhe Sumy në veri të vendit.

Një zyrtar i forcave ajrore të Ukrainës ka thënë se Rusia ka lëshuar më shumë se 60 raketa në Ukrainë vetëm mëngjesin e së premtes.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Deri tani, autoritetet kanë konfirmuar dy qytetarë të vdekur në Kryvyi Rih, që është vendlindja e presidentit Zelensky. Ndërkohë, pothuajse i gjithë Kievi ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë.

Më herët, Ukraina bëri me dije se Rusia është duke planifikuar një ofensivë tokësore të gjerë në fillimin e Vitit të Ri, pavarësisht disfatave të fundit ushtarake. Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të ruhen nga vetëkënaqësia dhe të përgatiten për këtë sulm të ri që mund të nisë nga Donbasi, por që qëllimi i tij mund të jetë sërish Kievi.

Por analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi. Sipas admiralit britanik, Tony Radakin, javët e ardhshme lufta do të përkeqësohet vetëm për Moskën, e cila po përballet me një mungesë kritike të municioneve.

Në deklaratën e fundit për mediat, Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se provat po shtohen se Rusia po planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt, kohë kur gjysma e 300.000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundojë stërvitjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *