Lajme

Zgjidhet kreu i ri i SPAK, fiton kandidati i “amerikanëve”, Altin Dumani

Është zgjedhur kreu i ri i Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Anëtarët e KLP votuan me shumicë Altin Dumanin, me pesë vota. 

Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK u shënjua me një përplasje në distancë mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Ambasadorja ishte prezente edhe në mbledhjen e KLP dhe u paraqit në momentin kur po prezantohej kandidati Edvin Kondili. Prezenca e Kim ishte e paprecedent. Ajo qëndroi deri në përfundim të votimit dhe pas zgjedhjes së Dumanit, deklaroi për mediat se nuk ishte paraqitur në KLP për të dhënë “mesazh sekret” apo për të ndikuar mbi votimin. 

Kim në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje në këtë proces, ndërkohë që Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve të KLP të mos dëgjojnë askënd, përfshirë ambasadën amerikane, kur marrin vendimin dhe votojnë.

Altin Dumani u pa gjerësisht si një kandidat që kishte mbështetjen e ambasadës amerikane.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

SPAK u drejtua për tre vite nga Arben Kraja. Gjatë kësaj kohe u arrestua një numër zyrtarësh, por nuk pati “peshq të mëdhenj” në rrjetën e drejtësisë, siç ishte pritshmëria e publikut nga reforma në drejtësi.

Ndërkohë sondazhet tregojnë se publiku shqiptar e vlerëson negativisht SPAK-un. 

35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani. 7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Yuri Kim në KLP

Kush është Altin Dumani? 

Dumani e ka nisur punën në vitin 1999 si prokuror në Sarandë. Ai hetuar mijëra dosje dhe për shumë vite është marrë në mbrojtje nga policia. Altin Dumani u vu në qendër të vëmëndjes mediatike me rrëfimin që arriti t’i sigurojë të penduarit Nuredin Dumani.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Por një dosje tjetër me peshë ku ai ka punuar, është ajo e shpërthimit të Gërdecit. Së fundmi kjo dosje është rihapur sërish për hetimet të mëtejshme. 

Nga kontrolli i pasurisë në veting Dumani ka dalë i pastër dhe e ka kaluar me lehtësi vetingun. Aq sa përfaqësuesi i ONM, që zakonisht ka diçka për t’u ankuar me punën e gjyqtarëve shqiptarë, në fund i ka thënë: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”.

Dumani deklaroi dy shtëpi dhe një zyrë në Tiranë, të gjitha të justifikuara sipas kontrollit financiar. Të treja pasuritë i kishte dhënë me qira dhe tha se jetonte në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes, të cilët e kishin ndërtuar shtëpinë me ndihmën e një pastori, të identifikuar në vendimin e KPK-së me inicialet G.B dhe me fondet e Kishave në Angli.

Altin Dumani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *