Lajme

Ish-pjesëtari i “Skorpionëve” arrestohet në Greqi si lider i kartelit të drogës

Sasha Cvijetan, ish-pjesëtar i njësisë “Skorpion” në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që qe dënuar për 20 vjet burgim për masakrën e 28 marsit 1999 ndaj civilëve shqiptarë në Podujevë, është arrestuar së fundmi në Greqi si lider i kartelit të drogës, kanë raportuar mediume serbe e greke të enjten.

Në vitin 2005, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, Cvijetani ishte dënuar me 20 vjet burgim për masakrën në Kosovë. Megjithatë, më 2018, ai qe liruar me arsyetimin se është “risocializuar”. “Skorpionët” patën pushkatuar në oborrin e në Podujevë 14 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

Tani në Greqi, Cvijetan u arrestua falë bashkëpunimit të Policisë së Greqisë me Agjencinë Amerikane kundër Drogës. 11 persona u arrestuan në një operacion. Në të u kapën 6 serbë. Policia greke ka zbuluar se grupi kriminel shfrytëzonte dy mësues grekë për t’u shitur drogë nxënësve të shkollave fillore.

Siç shkruan “24Sedam”, Cvijetan ishte lider i grupit prej 11 personash të arrestuar në Athinë.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *