Lajme

Shkodër, përmbytja shtrihet edhe në 300 ha të tjerë, nën ujë sot gati 2500 ha

Përmbytja në Shkodër është shtrirë në 300 ha të tjerë që nga pasditja e djeshme duke arritur në gati 2500 ha sot.

Situata në bashkinë e Shkodrës nga raportimet deri në orën 8.00 është si më poshtë:

Tokë e përmbytur 2450 ha, e rritur me 320 ha nga një ditë më parë. Banesa me prani uji në oborre e stalla janë rreth 100.

Në njësinë Ana e Malit ka të përmbytura 1300 ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet, niveli i ujit ka arritur 1,5m. Kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e larta ushtarake, dy mjete të kalueshmërisë së lartë,  varkë e 11 efektivë të FA.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Në fshatin Obot ka rreth 90 banesa me prezencë të lartë uji në oborre.

Njësia administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme. Në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.5 m. Sipërfaqja e  tokës e përmbytur është 550 ha dhe në 10 banesa ka ujë. Në Bërdicë janë nën ujë, 350 ha, në Gurin e Zi janë 50 ha, në Velipojë janë 200 ha.

Rruga Mes-Prekal në pothuaj gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Strukturat e Emergjencave Civile në bashkinë e Shkodrës janë në terren për monitorimin e situatës.

Kuota në lumin Drin është 7m (e rritur me 10 cm me orën 16.00 të ditës së enjte) nga 7.50 m, kuota maksimale.

Kuota në liqen është 8.70,  e rritur me 8 cm në krahasim me orën 16 të ditës së enjte nga  8.70 m që është kuota maksimale.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *