Lajme

Kurti: Jemi në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të vendit.

Sipas tij, më e mira do të ishte që barrikadat të hiqeshin nga ata që i kanë vendosur.

“Më së miri do të ishte që të hiqen nga ata që i kanë vendosur, mirëpo ata që i kanë vendosur ato barrikada janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim.

Lexo më shumë  Kurti priti Ekipin e UNKT-së, temë forcimi i bashkëpunimit zhvillimor

Nuk janë këto barrikada civile dhe, në anën tjetër, ne kemi dhënë kohën e kërkuar prej KFOR-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave, dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret”, deklaroi Kurti për ATV.

Ai është shprehur se barrikadat në veri të Kosovës nuk mund të qëndrojnë aty, jo vetëm pse shkelin ligjin dhe lëvizjen e lirë, por në të njëjtën kohë edhe për shkak se vetë qytetarët serbë janë më të bllokuarit.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *