Lajme

Scholz: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë dhe Evropës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar se anëtarësimi i gjithë Ballkanit në Bashkim Evropian është në interes të Gjermanisë dhe Evropës.

Scholz ka thënë se është i lumtur që është kthyer dinamika në procesin e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai u ka folur në Parlamentin e Gjermanisë, para takimit njëditor në Bruksel të 27 shteteve të BE-së.

“Jemi të lumtur që është kthyer vrulli në procesin e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mua. Kjo është arsyeja pse është e drejtë që këtë javë Bosnjë-Hercegovina të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE. Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa e tjetër e Ballkanit po ashtu të bëhet pjesë e BE-së”, tha Scholz, raporton agjencia AP. “Në të njëjtën mënyrë, është në interesin tonë që Kroacia të jetë pjesë e zonës Shengen nga viti 2023. Dhe është në interesin tonë që po ashtu të pasojnë Rumania e Bullgaria”.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Me ardhjen e Scholzit në postin e kancalerit të Gjermanisë ka marrë një dinamikë të re procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndirmor, e po ashtu edhe dialogu Kosovë – Serbi. Gjermania së bashku me Francën kanë qenë përkrahëset e mëdha të propozimit për marrëveshje finale që është bërë i njohur si franko-gjerman. 

Gjermania e Franca kanë angazhuar këshilltarët për punë të jashtme që të ndihmojnë në dialogun. 

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *