Lajme

Jens Stoltenberg: NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, jemi në gatishmëri

Në një intervistë për “France 24” nga Brukseli, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë do të kishte “pasoja të rënda, dramatike për Rusinë”, duke e quajtur retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin “të pamatur dhe të rrezikshme”. Megjithatë, shefi i NATO-s tha se ai beson se “mundësia e çdo përdorimi të armëve bërthamore në Ukrainë nga Rusia mbetet e ulët”.

Ndërkohë, Stoltenberg e quajti strategjinë ruse për të shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës “një formë brutale lufte” dhe “një mënyrë për të armatosur dimrin”, por tha se ishte i bindur se ukrainasit do të vazhdonin të rezistonin.

Lexo më shumë  NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese, kur bëhet fjalë për tensionet e krijuara prej 4 ditësh në veri të Kosovës.

Në intervistë, Stoltenberg komentoi tensionet në Kosova dhe tha se forcat e NATO-s janë në gatishmëri dhe se janë duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në.

“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Forcat tona janë të afta, të gatshme, por edhe në gatishmëri. Ata po monitorojnë nga afër situatën. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe retorika provokuese. U bëj thirrje atyre që të zbusin tensionet në Kosovë”, tha Stoltenberg.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *