Lajme

Një biznesmen dhe ish-oficeri i policisë, Abazoviç zbulon dy personat që duan ta vrasin

Pasi kishte deklaruar prej disa muajsh se disa persona duan ta eleminojnë fizikisht, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dalë sot publikisht për të zbuluar me emra personat që e duan sipas tij të vdekur.

Abazoviç akuzoi ish-oficerin e lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç se duan ta ekzekutojne dhe “nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për to”.

Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta”, tha Abazoviç.

Lexo më shumë  Kurti: 2.5 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

Duke i  cilësuar Lazoviçin dhe Uboviçin si maja e piramidës kriminale në Malin e Zi, ai theksoi se është një nder i madh për të që ka drejtuar gishtin drejt tyre dhe ka goditur njerëzit “drejtpërdrejt në zemër”.

Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga SDT në një periudhë të caktuar. Dhe zotërinj, problemi më i vogël. është se ata…Ju e dini që unë kurrë nuk e bëj veten viktimë, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, tha Abazoviç.

Lexo më shumë  SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Ndërkohë sipas “Vijesti”, Lazoviç, Uboviç dhe kompania “Bemax” ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviç 21,000 euro secili për shkelje të të drejtave personale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *