Lajme

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për mbrojtjen e një zone të përbashkët

Ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se së bashku me homologët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët mjedisor.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë”- ka shkruar Aliu.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas ministrit Aliu një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojnë, promovojnë, menaxhojnë e ruajnë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *