Bota

Ministrja gjermane, Baerbock edhe sot e prerë ndaj Serbisë: Kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock edhe sot është treguar e drejtpërdrejtë me Serbinë, kur foli për situatën së krijuar nga serbët në veri, duke vendosur barrikada në dy rrugë nacionale.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë së pari  për të ofruar sigurinë e njerëzve në terren. Nga ana tjetër kjo situatë prej palës serbe është nxehur edhe më shumë e kjo është shumë më shumë sesa papërgjegjësi”, tha kryediplomatja gjermane.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ajo bëri këto deklarata në nisje të takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel.

“Prandaj unë kam një apel urgjent ndaj Serbisë që të bëjë krejt çka ka në dorë që t’i mbrojë njerëzit në rajon. Në politikë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve, pra popullit, prandaj kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe”, shtoi Baerbock.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dje tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën.

Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *