Sport

Xhaka falënderon tifozët: Do japim gjithçka nga vetja për t’u rikthyer më të fortë

Disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katari 2022”, Granit Xhaka ka reaguar në Instagram.

Nëpërmjet një postimi të premten, Xhaka ka falënderuar të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Zvicrës gjatë turneut të Katarit.

Zvicra u eliminua në 1/8 e finales, pasi u mposht nga Portugalia me rezultatin 6:1. Për Zvicrën, kjo ishte humbja e dytë në katër ndeshje të luajtura, ku regjistroi edhe dy fitore.

“Nganjëherë futbolli dhemb. Jam shumë i mërzitur që Botëror për ne përfundoi në këtë mënyrë. Por, dua t’iu falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe gjatë turneut, që do të thoshte shumë për ne. Do të japim gjithçka nga vetja për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar Xhaka.

Ai ishte kapiten i Zvicrës dhe i pazëvendësueshëm në katër ndeshjet e luajtura. Krahas Xhakës, pjesë e Zvicrës ishin edhe Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *