Lajme

Ambasadori gjerman dënon ashpër incidentet në veri: Zero tolerancë për dhunën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se janë shumë shqetësuese ngjarjet e fundit në veri, ku ka pasur hedhje të shok-bombave e po ashtu të shtëna të martën, në momentin kur zyrtarët e KQZ-së kishin tentuar të futeshin në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale.

Madje nga veriu u këshilluan të largoheshin gazetarët, pasi situata ishte vlerësuar e pasigurt.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Shumë shqetësuese vërtetë. Dhuna e djeshme kundër zyrave komunale zgjedhore është e papranueshme. Mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezentë. Përkrahje të plotë për protestat paqësore, por zero tolerancë për dhunën”, shkroi Rohde në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *