KryesoreLajme

Ministri i Brendshëm, Sveçla: Persona të maskuar gjuajtën me shok-bomba zyrtarët e KQZ-së dhe policët

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar rreth situatës në veri të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar nga grupe të organizuara, me individ të maskuar të cilët kanë përdorur shok-bomba dhe kanë shtënë në ajër.

Më tutje Sveçla ka thënë se zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetar në një vend demokratik.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyreve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të vazhdimit të procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 18 dhjetorit. Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare. Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, ka shkruar ndër të tjerash Sveçla.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Më tutje Sveçla ka thënë se tashmë kanë filluar hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

“Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme. Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *