Lajme

Osmani nga Tirana: Serbia nuk mund ta ndalë ecjen e Kosovës përpara

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani para hyrjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka thënë se pavarësisht se çfarë qëndrimi e ka Serbia, Kosova ecën përpara.

“Serbia nuk mund ta ndalë ecjen tonë përpara edhe sa i përket rrugës tonë evropiane edhe sa i përket anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare. Është e rëndësishme që ne t’i kryejmë gjitha reformat t’i plotësojmë edhe kriteret për anëtarësim që janë proces që vije pasi ta dorëzojmë aplikacionin tonë për anëtarësim në BE” – tha Osmani.

Sa i përket dialogut Osmani tha se ky proces është i rëndësishëm për të gjitha vendet pasi sipas saj sa më parë që të përfundoj ky proces aq më parë edhe ne do të mund të ecim si shtete të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Osmanit epiqendra e dialogut duhet të jetë njohja reciproke. “Përndryshe assesi nuk mund të kemi paqe dhe stabilitet afatgjatë” – u shpreh ajo.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Osmani tha se është synim dhe interes i Serbisë që ta zvarrisin procesin e dialogut pafundësisht sepse sipas saj, kështu synojnë që ta bllokojnë edhe Kosovën.

Por Osmani shtoi se Kosova do të ecën përpara pavarësisht qëndrimeve të tyre “destruktive”.

Presidentja e vendit tha se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuuar për përshkallëzim të situatës.

Sipas saj Kosova është në të drejtën e saj, i mbron qytetarët e saj, lufton për rend dhe ligj në çdo cep të territorit të saj.

“Ky është parim e standard evropian” – shtoi ajo.

Osmani tha se përshkallëzimi është shkaktuar nga fqinji verior i sipas saj cili nuk po merr akoma mesazhe të qarta nga BE se mentaliteti i tillë i takonë shekullit të kaluar.

“Sot do të insistoj para liderëve evropian që mos të bëjnë një lloj ekuivalencë morale mes agresorit dhe viktimës sepse një gjë e tillë është gabim historik edhe në raportet e Ballkanit Perëndimor edhe në raportet mes Ukrainës e Rusisë sepse jep mesazh të keq inkurajon agresorin që të vazhdoj të sulmoj të vazhdoj të shkaktoj tensione në tërë rajonin tonë. Serbia nuk shkakton probleme vetëm në Kosovë por tenton të destabilizoj edhe fqinjët e tjerë në mënyrë që të destabilizoj terë Ballkanin Perëndimor që është interes edhe i Rusisë” – theksoi Osmani.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Osmani tregoi që nga Shqipëria presin që të jetë zëri i Kosovës.

“Presim që në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, Shqipëria të jetë po ai zë të kërkojë mbështetje dhe këtë po e bënë, dua t’i falënderoj në këtë drejtim” – tha Osmani.

Gjithashtu presidentja tha se pret që mesazhet mes Kosovës e Shqipërisë të jenë të koordinuara sa i përket mbrojtjes së interesave të Kosovës që kupton mbrojtje e shqiptarëve kudo që janë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *