Lajme

FIFA nis procedurat kundër serbëve

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit, FIFA, ka hapur procedurë kundër Serbisë, ndërsa kapiteni i Zvicrës dhe Kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhaka, nuk janë objekt i hetimit.

Siç njoftoi FIFA, të hënën pasdite do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit.

Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljet jo të mira nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *