Lajme

Kalimet në Kanalin anglez: Dhjetëra fëmijë shqiptarë zhduken

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria të marrë nën kujdes nga Këshilli i Qarkut të Kentit këtë vit, janë zhdukur, ka zbuluar BBC.

Autoriteti britanik ka marrë deri më 31 tetor, 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.

“Ecpat UK”, e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.

Këshilli tha se kishte punuar ngushtë me Zyrën e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët e cenueshëm.

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat

Këshilli tha se 197 fëmijë shqiptarë të cilët ishin në sistemin e procedimit në njësinë e pranimit në Kent, u morën nën kujdesin e tij nga 1 janari deri më 31 tetor.

Ai shtoi se deri më 7 nëntor, 39 ishin regjistruar si të zhdukur. Megjithatë, tha se disa nga ata fëmijë do të kishin mbushur 18 vjeç deri atëherë.

Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC-ja tregojnë se 44,122 njerëz kanë kaluar me varka të vogla deri më tani këtë vit, krahasuar me 28,461 që mbërritën më 2021.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Kjo kontribuoi në mbipopullimin në qendrën e procedimit Manston në Kent.

Për Këshillin e Qarkut të Kentit, mosdija e vendndodhjes së 39 fëmijëve për të cilët kishte detyrë të kujdesej, është shumë shqetësuese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *