Camaj: Vuçiqi do vetëm destabilizimin e Malit të Zi
Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Camaj thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dëshiron destabilizimin e Malit të Zi.
Camaj u shpreh se Ballkani i Hapur favorizon Serbinë dhe jo ekonomitë e vendeve të vogla në rajon.
“Kemi të bëjmë me njerëz që nuk njohin partneritet, por lualitet. Ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë partneritet edhe me Malin e Zi. Por lufta e tyre shekullore për të dalë në det, përmes mjeteve të tjera, përmes simpatisë që ndien dikush për Ballkanin e Hapur, nga i cili vendet e vogla nuk mund të kenë përfitim.
Shpesh këtu manipulohet me interesin që kanë individët për treg të hapur. Tregu i hapur do jetë në Evropë edhe më i hapur, këtu është fjala për një mbyllje brenda Ballkanit, qarkullim të individëve, por mbytje të ekonomive të vogla, ekonomive të vogla dhe identitetit të vendeve të vogla”, theksoi ai.
Rruga Press