Bota

Vulini emërohet drejtor i BIA-s

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.

Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror – RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qeveria e Serbisë.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare i Republikës së Serbisë.

Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë./ REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *