Lajme

Steinmeier vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda e takimeve

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën.

Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjimi ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një “nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake. Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti gjerman Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *