Lajme

Strasburgu dënon Shqipërinë, ligji i Kushtetueses cenon të drejtat e njeriut

Ndryshimet në ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, në kuadër të reformës në drejtësi shkelin parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën e qytetarëve për t’iu drejtuar kësaj gjykate.

Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, të cilës iu drejtua një qytetar shqiptar pasi në vitin 2017-të, Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankimimin e një procesi civil që kishte nisur që në vitin 2014 me arsyetimin se kishin kaluar afatet.

Lexo më shumë  Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Strasburgu vëren se e drejta e qytetarit për akses në Gjykatën Kushtetuese ishte shkelur dhe se ligji nuk parashikonte qartë në asnjë dispozitë të tij se si llogaritej ky afat.

Në vendimin e shkurtuar, Gjykata e Strasburgut thotë se ligji i miratuar në vitin 2016-të krijoi paqartësi në përllogaritjen e afateve dhe sugjeron një interpretim të ri nga ana e Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar këto paqartësi.

Lexo më shumë  Bojkot në Universitetin e Korçës, pedagogët dhe studentët marshojnë në rrugët e qytetit

Sipas Strasburgut, me vendimin e refuzimit të ankimimit, Gjykata Kushtetuese ka shkelur pikën e parë të artikullit të gjashtë të Konventës për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve për akses në gjykata dhe për një proces të drejtë gjyqësor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *