Bota

Gjykatë për krimet ruse, BE: Ukraina të rindërtohet me paratë e oligarkëve

Bashkimi Evropian do që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga OKB, për të hetuar dhe proceduar krimet ruse.

Krijimi i gjykatës ishte kërkuar disa herë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimet e shumta të mbajtura në parlamentet e vendeve evropiane.

“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme, si dhe për agresionin ndaj një shteti sovran”, tha von der Leyen.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Një ligj i ri është duke u përgatitur për të përdorur asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës.

“Rusia duhet gjithashtu të paguajë financiarisht për shkatërrimin që ka bërë. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 600 miliardë euro. Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmet dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e saj. Kemi mjetet për ta detyruar Rusinë”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Deri tani janë 300 miliardë eurot e rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe 19 miliardë të tjerë nga oligarkët. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha paratë mund të përdoren.

Ligjet e reja nuk do të funksionojnë në mënyrë prapavepruese dhe paratë që do të konfiskohen duhet të lidhen me krime që janë të provuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *