Lajme

10 ditë nga përmbytjet në zonën e Torovicës në Lezhë, sipërfaqe të mëdha nën ujë

Kur kanë kaluar 10 ditë nga përmbytjet, në zonën e Torovicës në Lezhë janë ende nën ujë sipërfaqe të mëdha toke. Kulturat bujqësore të mbjella në tokat e përmbytura duket se do të dështojnë këtë vit, ndërsa ende nuk ka nisur puna për rivlerësim të dëmeve.

Fermerët në zonën e Torovicës në Lezhë, duket se këtë vit do të humbin kulturat bujqësore, për shkak të përmbytjeve.

Lexo më shumë  Një vit nga sulmi i huliganëve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Edhe pse reshjet kanë pushuar, hidrovori i Balldrenit nuk ka kapacitet për të tërhequr ujin.  Edhe këtë vit fermerët u përballën me dëme të mëdha. Ata dhe bagëtitë e tyre do të kenë vështirësi të ushqehen.

Autoritetet e bujqësisë dhe bashkisë ende nuk kanë publikuar të dhënat se sa është sipërfaqja e tokës nën ujë, ndërkohë që në kulmin e përmbytjeve, vetëm në Lezhë, sipërfaqja e përmbytur i kaloi mbi 2600 hektarë tokë./Syri.net

Lexo më shumë  Shpaloset agjenda për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kjo është logoja
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *