Gjeopolitikë

Sa e pamundur është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës?

Shkruan  Jack Buckby, 19Fortyfive

Çfarë po bën BE-ja për paqen në Ukrainë? Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell hodhi dyshime mbi mundësinë e një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë të enjten, duke argumentuar se paqja mund të arrihet vetëm pasi ushtarët rusë të tërhiqen nga Ukraina.

Borrell tha se Rusia nuk është ende e përgatitur të tërhiqet , duke e bërë të pamundur një marrëveshje paqeje.

“Kam frikë se Rusia nuk është gati të tërhiqet dhe për aq sa kohë sa nuk tërhiqet, paqja nuk do të jetë e mundur”, tha Borrell. “Është Rusia ajo që duhet të bëjë të mundur paqen, agresori duhet të tërhiqet nëse dëshiron paqe.”

Borrell konfirmon se vendet europiane do të ndihmojnë me trajnimin e ushtarëve ukrainas. Një deklaratë e lëshuar nga Borrell përpara ditës së dytë të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në fillim të këtij viti zbuloi se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian pritet të kontribuojnë në trajnimin e ukrainasve.

Në deklaratë, Borrell tha se të gjitha vendet europiane pritet të kontribuojnë në një mision stërvitor, i projektuar për të përgatitur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Në më pak se tre muaj ky mision do të jetë operacional. Kjo është një kohë rekord për europianët. 15,000 ushtarë ukrainas do të trajnohen në shtete të ndryshme anëtare europiane.

Do të jetë një përpjekje e madhe për të rinovuar, rritur, përmirësuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase. Ky mision do të jetë në thelb të mbështetjes sonë ushtarake për Ukrainën”, tha Borrell.

Rusia një sponsor shtetëror i terrorizmit

Anëtarët e Parlamentit të Bashkimit Europian votuan ditën e djeshme, duke e shpallur Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit.

Në një konferencë këtë javë, Parlamenti Europian përmendi sulmet e intensifikuara ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës energjetike, si dhe objektivave shëndetësore, spitaleve dhe shkollave.

Parlamenti Europian pretendon se Rusia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, dhe votimi për ta shpallur vendin një shtet sponsorues të terrorizmit do të “përgatiste terrenin që Putini dhe qeveria e tij të mbajnë përgjegjësi për këto krime përpara një gjykate ndërkombëtare.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *