Bota

Për herë të parë nga fillimi i luftës, Britania do t’i dërgojë Ukrainës helikopterë

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës helikopterë .

Këto do të jenë fluturaket e para se Britania i dërgon në Ukrainë që nga fillimi i luftës – madje për pilotimin e tyre ka ofruar një trajnim gjashtë javor, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për helikopterët Sea King që Britania i hoqi nga përdorimi në vitin 2018 – përkatësisht i largoi nga Forcat Ajrore dhe Marina.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka deklaruar se mbështetja e Britanisë për Ukrainën është “e palëkundur”.

Ky shtet i cili nga fillimi i luftës, mbështeti Ukrainën në masë të madhe, është zotuar se do t’i dërgojë edhe municion për artilerinë e rëndë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht i bën thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë moderne dhe precize, që t’i kundërvihen agresionit rus.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

E deri më tani ka marrë shumë sisteme të avancuara raketore, me të cilat ka arritur të shkatërrojë helikopterë, aeroplanë, tanke e artilerinë ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *