KryesoreLajme

BE arrin konsensus: Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar të vitit 2024

Bashkimi Evropian ka rritur në konsensus që  liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Sot Grupi Punues për Vizat u mblodh dhe pikë diskutimi patën çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *