Lajme

Mehaj ripërsërit kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Në një postim në Facebook Mehaj ka shkruar se e ka njoftuar Torresin për gjendjen e sigurisë në Kosovës. “Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  I arratisuri Sekiraqa është strehuar në Hotelin e Radojçiqit në Kopaonik të Serbisë

Ai ka thënë se Torresit ia ka rikujtuar kërkesën e Kosovës për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Senatorin e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Ai ka ritheksuar se vizioni ynë shtetëror i Kosovës është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *