Lajme

Daily Mail: Shqiptarët u deportuan direkt nga qendra e aplikimeve për azil

Gazeta britanike, Daily Mail, shkruan se nëntë shqiptarë u deportuan direkt nga qendra e aplikimeve për azil.

Gazeta shkruan se shqiptarët ishin pjesë e një grupi prej 26 shqiptarësh, që u deportuan të enjten për në Tiranë. Në mesin e tyre ishin 12 persona të dënuar për krime të ndryshme me një total prej 24 vitesh burg.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme konfirmoi lajmin për gazetën.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Ne kemi kthyer 26 kriminelë të huaj dhe persona që kishin hyrë ilegalisht me një çarter drejt Shqipërisë. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu zyrtarisht dhe kontribuojnë për shoqërinë britanike”.

“Megjithatë me po shohim një numër të madh personash që po hyjnë ilegalisht dhe në mënyrë të rrezikshme. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë hapat e duhura për t’i ndaluar ata”.

Nëntë personat që u deportuan direkt nga qendra e përpunimit të kërkesave për azil, iu ishte refuzuar hyrja në Britani.

Muajin e kaluar u bë e ditur se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla në Britani vetëm gjatë këtij viti, një rritje e ndjeshme në krahasim me 50 të mbërritur në vitin 2020 dhe 800 në vitin 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *