Katari po akuzohet se ka paguar “tifozët të rremë” që të parakalojnë në vende të ndryshme
Katari është akuzuar se ka paguar qindra ‘tifozë të rremë’ që të veprojnë si mbështetës nga kombe të ndryshme dhe të parakalojnë rrugëve me kamera.
Tifozët e futbollit në internet u bënë pak të dyshimtë për llogarinë e TikTok ‘Qatar Living’ pasi ajo filloi të postonte video të tifozëve nga vende të ndryshme të mbledhur të gjithë së bashku.
The Sun raporton se ‘tifozët’ kanë mbushur rrugët në Doha një javë para fillimit të turneut, duke mbajtur flamuj, pankarta dhe fytyra të lyera.
What’s happening in Qatar right now for the World Cup is the most embarrassing thing I’ve ever seen in Football.
— JR. (@JR_24X) November 13, 2022
Due to fans boycotting the Qatar World Cup, they are paying fans to masquerade themselves as supporters of other nations.
Wearing shirts like “Brazil fans Qatar” pic.twitter.com/HEXOaG97P4
Klipet kanë përfshirë ‘fansa’ nga Argjentina, Brazili, Anglia, Portugalia, e shumë vende të tjera.
Megjithatë, sjellja e mbështetësve duket të jetë tepër e inskenuar, me pikëpyetje që ngrihen për legjitimitetin e mbështetësve.
Një postim shfaq mbështetësit e Anglisë duke kënduar dhe duke i rënë daulleve ndërsa marshojnë nëpër rrugë duke mbajtur një pankartë me mesazhin: “Po vjen në shtëpi”.
Një tjetër tregon një varg tifozësh të Brazilit që valëvitin flamuj në Doha Corniche, të veshur me fanella që shkruajnë ‘Brazil Fans Katar’.
Rruga Press