Lajme

Kurti sot takohet me liderët e opozitës, diskutojnë për situatën në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me krerët e partive opozitare për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Që të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit.

Takimi është raportuar se do të ndodh në orën 8:00 të mëngjesit.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.

“Po, kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Edhe PDK-ja dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë, rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.

Lexo më shumë  Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për keqmenaxhimin si model qeverisje

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky takim është thirrur pas tensionimit të situatës në veri të vendit me vendimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të largohen nga to.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *