Lajme

“Çmimi i naftës i papërballueshëm”, biznesi i vogël dhe i mesëm në Shqipëri nesër në protestë

Shoqatat e Biznesit të vogël dhe të mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike.

Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, teksa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.

“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin  nga ora 10:00-11:00.

Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori. Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë.”, thanë ata në deklaratë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Kërkesat e tyre për qeverinë:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rrit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *