Lajme

Veprave të shekullit XX iu dha tingull natën e mbrëmshme në Tiranë

Veprave të shekullit XX iu dha tingull natën e mbrëmshme në Tiranë. Ansambli i harqeve “Musica Nova”, nën dirigjimin e të riut Harlen Nikolli, vendosi në skenë S.Barber, D.Wiren e Shostakovich. Në ambientin e vendosur në dispozicion nga kisha katolike “Zemra e Krishtit” ata performuan për publikun kundër viktimave të fashizmit e luftës.

SAMUEL BARBER – ADAGIO FOR STRINGS

Vepra është në të vërtetë koha e dytë e Kuartetit Op.11 tëkompozitorit Samuel Barber. Në janar të vitit 1938 kompozitori i dërgoi veprën e orkestruar për orkestërharqesh dirigjentit Arturo Tosacnini. Toscanini ja kthenveprën mbrapsht pa i dhënë asnjë koment çka e shqetëson kompozitorin. Përmes një miku te përbashkëtToscanini i shpreh se tashmë e kishte memorizuar të gjithë veprën e nuk kishte më nevojë per partiturën deri një ditë para premierës së 5 Nëntorit të vitit 1938.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

DAG WIRÉN SERENADE FOR STRINGS

Vepra është shkruar në vitin 1937 nga kompozitori suedezDag Wiren. Me një fryme neo-klasike, është gjithashtu njënga veprat me të famshme të kompozitorit. Stili iserenadës vërehet gjithashtu edhe në kohën e fundit tësimfonisë numër 2.

D. SHOSTAKOVICH CHAMBER SYMPHONY

Kuarteti nr.8 I kompozitorit D.Shostakovich, është ndërkuartetet më të famshëm ndër 40 kuartet-et e tjera. Kompozitori e shkroi veprën vetëm për 3 dite të vitit 1960, gjatë qëndrimit në Dresden. Me nëntitullin “Në kujtim të viktimave të fashizmit dhe të luftës”, kuarteti nr.8 I dedikohet edhe një tjetër “viktime” i cili është vetë kompozitori dhe luftës brenda vetes së tij, gjatë momenteve të krizës për t’u bërë pjesë e partisë Komuniste. Motivi kryesor përdor inicialet emrit të tij,D,S,C,H [D, Es, C, H] {Re,Mib,Do,Si}.

Lexo më shumë  Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes

Gjithashtu, citon tema të hebrenjve në kohën e dytë. Në kohën e katërt kompozitori imiton trokitjet e nazisteve kur shkonin për të arrestuar hebrenjtë ose viktimat e radhës. Premiera e kuartetit u mbajt në Leningrad në vitin 1960 nga kuarteti Beethoven. Në vitin 1962 vepra u regjistrua nga kuarteti Borodin. Sipas kritikave të kohës, kuarteti e luajti veprën në shtëpine e kompozitorit në Moskë duke pritur kritika për performancën, por rezultoi që instrumentistët u larguan nga shtëpia e tij pa folur asnjë fjalë pasi vetë kompozitori ishte i mahnitur nga muzika që vetë kishte shkruar.

Varianti që u luajt, qe një aranzhim i bërë nga dirigjenti Rudolf Barashi për orkestër harqesh, i autorizuar gjithashtu nga vetë kompozitori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *