Bota

(Video) “Jemi mish për top”: Rekrutët rusë shprehin zemërimin

Videoja më poshtë shfaq një konfrontim ndërmjet rekrutëve të rinj rusë dhe një zyrtari lokal rus.

Një zyrtar lokal u kanë thënë rekrutëve rusë: “Të dashur rekrutë,nuk jeni mish për top, por jeni ushtarë të stërvitur”, në një video të publikuar në internet më 25 tetor.

Burrat i janë përgjigjur atij me zemërim, duke i thënë se, në të vërtetë, janë pikërisht ashtu.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Një prej rekrutëve iu drejtua zyrtarit duke e quajtur bastard, duke vënë në dukje se personi afër tij, me gjasë i rekrutuar kishte probleme të rënda shëndetësore me këmbët. Ai tha se kishte një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. “Krejt këto janë fjalë boshe, ndyrësira”, vijoi të thotë qytetari rus i rekrutuar së fundmi në ushtri, pa dëshirën e tij.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

Incidenti, në rajonin Ardatovski rreth 360 kilometra në lindje të Moskës, ka ndodhur pas publikimit të një varg videosh, në të cilat rekrutët rusë ankohen për pajisje të vjetra dhe për stërvitje dhe armatime të dobëta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *