Lajme

Top Channel nuk i ndahet Ramës: Energjia po vret biznesin

Që Top Channel ka ndryshuar qasje ndaj qeverisë këto ditë, nuk është më një gjë e re. Lapsi.al trajtoi në këtë shkrim një përplasje të ditëve të fundit mes Top Channel dhe Edi Ramës, ku televizoni e akuzon qeverinë Rama për shpopullim dhe krijimin e një autokracie, ndërsa kryeministri socialist i kthehet duke i akuzuar si televizion gjobaxhi.

Përplasja mes televizionit më të madh kombëtar dhe kryeministrit duket se vazhdon edhe sot. Edhe pse me një ton më të butë dhe jo direkt kritik, në një kronikë të transmetuar në edicionin e drekës, Top Channel analizoi efektet e rritjes së çmimit të energjisë për bizneset. Rritje që pavarësisht nuk ka kaluar drejtpërdrejt tek familjet, sipas Top-it, ndikon indirekt tek ta nëpërmjet konsumit që ato kryejnë.

Çfarë transmetoi Top Channel sot:
Që nga 1 janari i këtij viti bizneset kanë paguar fatura të kripura të energjisë elektrike.

Për biznesin e mesëm çmimi i energjisë elektrike u rrit me 70%, ndërsa bizneset e mëdha çmimi i energjisë kushton edhe më tepër dukë u rritur në 450% ose 4.8 më shumë.

Ky vendim i qeverisë, rriti kostot e prodhimit dhe uli të ardhurat.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Për sipërmarrjen e mesme të cilët nuk dolën në tregun e lirë të parregulluar që ishin plus 7400 biznese energjia elektrike u rrit me 70% shkoi në 18,5 plus TVSH lekë. Për sipërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë ju e bëni vetë aritmetikën nga 11-13 lekë për kilovat ka shkuar në 54 lekë që do të thotë se është shumëfishuar në mënyrë të frikshme”, tha Arben Shkodra.

Qeveria nuk rrit çmimin e energjisë elektrike për familjarët që konsumojnë nën 800 kilovat, por nga ana tjetër shqiptarët po blejnë më shtrenjtë lëndët e ndërtimit dhe produktet ushqimore, sepse për këto biznese enegjia është shumë herë me e kushtueshme se sa atom und të përballojnë.

“Duke numri i vogël 90 biznese por volumi i tyre në ekonomi është i madh. Që do të thotë se po flasim për sipërmarrje që në një farë forme tërheqin ekonominë. Janë sipërmarrje të fabrikave të çimentos, të fabrikave të tullave, të ujit, fabrika të cilat punojnë me material ndërtimore, fabrika të cilat bëjnë përpunime ushqimore. Dhe këto janë biznese që padyshim e transferojnë të tërë biznesin e tyre të klientëve ose të konsumit transferojnë vlera të ngritura”, u shpreh ai.

Pyetje: Kur thonë që 90 biznese paguajnë një çmim të kripur të energjisë, çfarë lloje biznesesh janë, dhe një futurë e rënduar e vendos në rrezik financiar biznesin ? A ka biznese që janë mbyllur për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike?

“Po kemi informacion që nga këto 2-3 ndërmarrje e kanë pezulluar aktivitetin. të tjerat janë akoma në pritje besoj se edhe ato do të fillojnë të pezullojnë aktivitetin deri sa çmimi energjisë elektrike të stabilizohet?”.

Çmimi i rritur i energjisë elektrikë do të ulë prodhimin vendas, dhe do të rrisë lëndët e importit, që për konsumatorin do të kushtojnë disa herë më tepër.

“Nëse ne nuk prodhojmë më çimento padyshim që do të vijë çimento me inflacionin e atij shteti nga e ka origjinën. Nëse ne nuk prodhojmë më ujë do të vijë uji me inflacionin e atij shteti nga ka origjinën?”.

Pyetje: A keni ju një propozim se si mund të parandalohet një gjë e tillë, ose se si mund të funksionojë përballë krizës energjitke ose se si mund ta shpëtojmë biznesin dhe të mos rëndojmë konsumatorin?

“Duhet të kursejmë nga disa shpenzime të tepërta publike”, tha ai./LAPSI.AL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *