EditorialKryesore

Targat serbe – një lloj i bombave të pista

Nga Sadri Ramabaja

Prishtinë, 30 tetor – Pas publikimit të vendimit të ri të qeverisë sonë që ndërlidhet me çështjen e targave, respektivisht përshkallëzimin për realizimin e vendimit paraprak, para së gjithash në shenjë mirëkuptimi ndaj shqetësimeve të miqëve tanë, pati reagime nga Brukseli, por edhe nga zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadori Hill.

Vendimi i qeverisë së Kosovës rreth targave de fakto mund të kuptohet si më i duhuri në këtë momentum politik; krejtësisht në përputhje me interesat strategjike të Republikës; në akordancë edhe me interesat e partnerëve tanë real, me të cilët na lidhin interesat jetike si Komb dhe gjithësesi edhe në përputhje me interesat e miqëve tanë për rajonin.

Përshkallëzimi i realizimit të vendimit duhet vlerësuar si kundërpërgjigje taktike – më i miri i mundshëm në këto qaste decidive, kur Beogradit zyrtar, por edhe forcave paralele të “shtetit në shtet” [deep state], i duhej një alibi, si kundërveprim për t’shmangur presionin e Perendimit për pozicionim ndaj dialogut përfundimtar dhe raporteve me Rusinë.

Kjo ishte pjesa e deklaratës së ambasadorit të nderuar Christofer Hill, që më bën të reflektoj:

“Jam shumë i zhgënjyer … të shoh që çështja e energjisë vazhdon dhe vazhdon për muaj të tërë pa zgjidhje për shkak të detajeve të vogla. Ndërkohë kemi situatën në Ukrainë, dhe mund t’iu them se disa shekuj më pas se njerëzit s’do të flasin për targat e veturave në Kosovë, ata do të flasin për këtë sulm barbar të Rusisë tek fqinji dhe kjo është çështja që duhet të na shqetësoj të gjithë neve”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Çështja e energjisë ashtu si edhe kjo e targave të veturave, janë pjesë të juridiksionit sovran, respektivisht sistemit të sigurisë së shtetit.
Serbia duke qenë shteti mik i Rusisë, respektivisht vasali i saj që nga themelimi, sa për rikujtesë, pasi kishte realizuar objektivin e saj për zgjerim në jug (kishte pushtuar Toplicën -1878 dhe Kosovën e Sanxhakun e Novipazarit – 1913), ishte orjentuar për zgjerim në perendim – drejt Bosnjës. Atentati ndaj Princ Ferdinandit (1914) ishte shkasi për fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Një shekull më vonë ne mësojmë se ai ishte thjeshtë vetëm shkas, por që do të shfrytëzohet nga Serbia për zgjerim, madje tej projektit të saj zanafillor. Jugosllavia që do të krijohej (1918) do të shndërrohet në një Serbi të zgjeruar.


Ashtu si lufta në Ukrainë dhe shfrytëzimi i presionit të Rusisë ndaj Perendimit, fillimisht përmes armëve atomike, ndërkaq së fundmi përmes bombave të ashtuquajtura të pista, edhe kërcnimi i Beogradit rreth targave – një trajtë e “bombës së pistë”, duhet të jetë pjesë e shqetësimeve të demokracive perendimore, e mbi të gjitha e ambasadorit të respektuar të SHBA-ve – aleatit tonë kryesor në procesin e pavarësimit dhe ndërtimit të Republikës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW


Serbia nuk shkëputet dot nga pozicioni i vasalit të Rusisë, duke viktimizuar tutje shqiptarët, përmes zëvendësimit të Jugosllavisë me “Ballkanin e hapur”, duke gjetur njëmijë e një arsye për shtyrjen e afatit të integrimit të Shqipërisë në BE, respektivisht duke tumirë axhendën e Beogradit në raport me veriun e Kosovës…

Këtë sjelle të Perendimit ndaj Serbisë, sidomos pas qëndrimit të saj ndaj agresionit rus në Ukrainë, me theks pas nënshkrimit të marrëveshjes për koordinim të politikave të jashtme me Rusinë në selinë e OKB-së në Nju Jork, është vështirë ta kuptosh bazuar vetëm në gjykimin racional politik.

Thellimi i bashkëpunimit nga pozicioni i partneritetit para së gjithash me SHBA-të, me synim integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO,  është e mbetet interes gjeostrategjik dhe jetik për Kosovën, por edhe për Kombin shqiptar. Këtë fakt, jam i bindur se e ka parasysh edhe ambasadori i nderuar Christopher Hill, sa edhe Brukseli zyrtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *