Argument

Paligjshmëria u pranua si normale, prandaj vendosmëria për zbatimin e ligjit në veri alarmohet si prishje stabiliteti

Nga Donik Sallova

Të shtyhet 100 herë zbatimi i një mase që pranohet se është e drejtë, do t’ia humbte krejtësisht seriozitetin dhe kuptimin asaj mase.

Nëse shtyrja e zbatimit të ligjshmërisë bëhet precedent i rregullt, atëherë gjendja e paligjshmërisë fillon të pranohet si garante e stabilitetit, e që në fakt duhet të jetë e kundërta.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Me këtë logjikë është vepruar kundrejt veriut të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, paligjshmëria është pranuar si normale, prandaj sot vendosmëria për zbatimin e ligjit edhe atje alarmohet si prishje e stabilitetit.

Po, ligji do t’ia prish stabilitetin gjendjes se paligjshmërisë dhe kriminalitetit në veri. Veriu nuk është integruar duke e toleruar, përkundrazi kjo ka shërbyer në thellimin e ekskludimit, duke i legjitimuar para popullatës atje strukturat kriminale të cilat e luftojnë sovranitetin e shtetit.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Qeveria e Kosovës u tregua konstruktive duke vendosur zbatim gradual të vendimit mbi targat ilegale, por edhe duke treguar vendosmëri që nga ky vendim nuk ka kthim mbrapa. S’ka më shtyrje, s’ka më stabilitet për paligjshmërinë, koha për të ka mbaruar!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *