Batalioni i vullnetarëve ukrainas, me bomba artizanale dhe dronë kamikazë sulmojnë pozicionet e rusëve
Vullnetarët e batalionit ukrainas nga Stuganbati të njohur ndryshe si Stunga, janë bërë makth për ushtrinë ruse.
Ata çdo ditë e më shumë po shfaqin kreativitetin e tyre në luftën e Ukrainës, ku me bombat artizanale, dronët kamikaz e shumë armë tjera, po arrijnë të shkatërrojnë ushtrinë e Putinit në shumë rajone.
Në aksionin e tyre më të fundit, përdorën dronët kamikazë që i prodhuan vetë, si dhe bombat artizanale dhe sulmuan pozicionet ruse në lindje të vendit.
Me sulme të tilla, ky batalion i vullnetarëve i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Madje thuhet se ata kanë qenë aktiv në të gjitha aksionet nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, e nisur me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen bombat artizanale duke u vendosur në dronët kamikazë, të cilat më pas operatorët i ngritin në ajër dhe sulmojnë caqet ruse.
Rruga Press