Lajme

Janjiq: Me moslejimin e Bislimit në Beograd, Serbia dëshmoi se nuk e do normalizimin e raporteve

Dushan Janjiq, organizatori i konferencës në Beograd, ku ishte i ftuar të merrte pjesë të enjten edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjithçka është organizuar sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë, por nuk është pritur që një ndalesë e tillë t’i bëhej numrit dy të Qeverisë së Kosovës.

Janjiq ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në këtë konferencë në Beograd, do ta thyente akullin sa u përket raporteve midis dy vendeve, por këtë mundësi sipas tij, e humbi Serbia me veprimet e saj.

Bislimi nuk u lejua të hynte në Beograd me arsyetimin “e sigurisë”.

Janjiq tha se në konferencë ishin të pranishëm 20 ambasadorë të cilët e kanë mirëpritur pranimin e ftesës nga ana e Bislimit, megjithatë sipas tij, nuk është befasi që një kthim i tillë prapa ndodhi.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ai tha se mesazhi i veprimit të sotëm të autoriteteve është se Serbia nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Unë mund të them në emrin tim se ne bëjmë gjithçka sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjit të Serbisë dhe aty në thelb nuk ka pasur ndonjë trajtim… trajtim sigurie për vizitën e Bislimit këtu. Fatkeqësisht u informuam shumë vonë. Kishim në dhomë 20 ambasadorë dhe u pranua si shenjë e mirë të vinte Bislimi në Beograd dhe të thyejmë akullin. Fatkeqësisht, qeveria e Serbisë e humbi këtë mundësi. Ne po bënim gjithçka që kjo gjë të mos ndodhte, por nuk jam i befasuar që kjo ndodhi. Fatkeqësisht, ne duhet të kuptojmë se cili është mesazhi dhe mund të shohim se mesazhi nuk është normalizim. Ky është përfundimi im”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është pamundësuar vizita në Beograd për një Forum dhe konferencë për tema që kanë të bëjnë me të dyja shtetet. Rreth 100 kilometra para mbërritjes në Beograd, Bislimi është detyruar të kthehet për në Kosovë. Është kthyer prapa “për shkaqe sigurie”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *