Lajme

Sinani: Vuçiqi po tenton t’i manipulojë të dhënat për shqiptarët në Serbi

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se qëllimi i politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është të manipulojë me rezultatet e procesit të regjistrimit, duke tentuar të zvogëlojë numrin real.

Ajo iu referua një deklarate të presidentit Vuçiq, që tha se “numri i shqiptarëve të regjistruar nuk është real, sepse numri i saktë i tyre s’do të dihet kurrë”.

Këtë deklaratë Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani e quajti si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në organet të cilat duhet të ishin të pavarura.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Ftoj autoritetet përgjegjëse shtetërore që ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe organizatat ndërkombëtare që po monitorojnë procesin e regjistrimit në Serbi që të ndjekin me vëmendje deklaratat dhe veprimet e pushtetit qendror në Beograd”, shkroi ajo.

Postimi i Plotë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po paralajmëron synimin e tij për shtrembërimin e rezultateve të regjistrimit së popullsisë për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve në Serbi.

Me deklaratën e tij të fundit se numrat e deritanishëm të të regjistruarëve shqiptarë ‘nuk është real’ dhe se ‘numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk do të dihet kurrë’, Presidenti Vuçiq jo vetëm po ndërhyn drejtpërdrejtë në organet që do të duhej të ishin të pavarura dhe po shantazhon institucionet që do të merren me përpunimin e të dhënave të regjistrimit, por edhe po paralajmëron synimin e tij politik për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve në Serbi.

Ftoj autoritetet përgjegjëse shtetërore që ta kryjenë punën me profesionalizëm dhe organizatat ndërkombëtare që po monitorojnë procesin e regjistrimit në Serbi që të ndjekin me vëmendje deklaratat dhe veprimet e pushtetit qendror në Beograd.

Rruga Press

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *