KryesoreLajme

Indesksi i sundimit të ligjit: Kosova ngrihet duke e lënë pas Shqipërinë

Shqipëria vazhdon rrëshqitjen drejt autokracisë, edhe sipas organizatës World Justice, që publikoi indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2022.

Pas 9 vitesh në qeverisje, modeli Rama pozicionohet në vendin e 87 në botë dhe i fundit krahasuar me vendet e rajonit, gjykuar nga një seri kriteresh që tregojnë funksionimin e shtetit ligjor.

Bie në sy nga grafiku, distanca e largët nga shtetet e Bashkimit Europian ku kërkojmë të anëtarësohemi.

Shteti ligjor më keq se në Republikën Socialiste të Vietnamit

Të ngjashëm me Shqipërinë janë shtete si Republika Socialiste e Vietnamit, që udhëhiqet ende nga Partia Komuniste dhe që renditet në vendin e 84.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Një vend më poshtë, 85, është Belize, një shtet i Amerikës Qëndrore me probleme të rënda me krimin dhe narko-trafikun.

Në vendin e 86 është Gambia, shtet i Afrikës Perëndimore dhe pas tyre, në vendin e 87, vjen Shqipëria.

Edhe në indeksin një viti më parë ishim të fundit në rajon dhe në Europë, por këtë vit pozicioni është përkeqësuar me 4 vende.

Afërsia e Ramës me Vuçiç dhe distanca me Albin Kurtin

Po të shohësh grafikët e World Justice ka një përputhshmëri në raportet e modelit të qeverisjes dhe marrëdhënies politike mes drejtuesve të shteteve.

Kështu, indeksi ka vendosur Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është renditur në vendin e 83, ndërsa Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57 në rang global.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Modelet e ngjashme të qeverisjes përkojnë me harmoninë që ekziston mes dyshes Rama-Vuçiç. Po kaq të njohura janë kundërshtitë që Kurti ka me të dy.

Shumë më poshtë në indeksin e zbatimit të ligjit është modeli Erdogan që qëndron i pozicionuar në vendin e 117 në botë.

Kriteret e vlerësimit, nga World Justice janë disa, por dy që kanë penalizuar Shqipërinë janë mungesa e llogaridhënies nga pushtetarët dhe korrupsioni.

“World Justice Project”, është një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *