Lajme

Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja i premtoi liberalizimin e vizave Kosovës dhe tani duhet ta përmbushë atë

Gjermania ka dalë edhe një herë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë deklaratës së saj në takimin e ministrave të jashtëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka theksuar se BE-ja duhet të mbajë premtimin që ia ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave.

Deklaratën e saj e ka publikuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Johr Rohde.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE-ja ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh dhe se tani duhet ta përmbushë atë”, shkroi Rohde në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *