Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, dha dorëheqjen nga posti, pas vetëm 45 ditësh në detyrë.
Një garë për udhëheqjen konservatore do të fillojë tani dhe një kryeministër i ri do të zgjidhet në javën e ardhshme.
Rënia e zonjës Truss filloi vetëm disa ditë pasi erdhi në krye të detyrës së saj, kur u njoftua minibuxheti katastrofik.
Pesëmbëdhjetë mbështetës konservatorë kërkuan publikisht që kryeministrja të largohej që këtë mëngjes.
Ajo tha se nuk mund të vazhdonte në detyrë për shkak se nuk mund të zbatonte premtimet me të cilat u zgjodh në këtë detyrë nga partia e saj.
Mandati i saj i shkurtër u shënua nga largimi i beftë i dy ministrave dhe kriza e tregjeve financiare në vend. Sipas mediave britanike, ajo mori këtë vendim për shkak se humbi besimin e thuajse të gjithë deputetëve të Partisë Konservatore, të cilët votuan dy muaj më parë për ta zgjedhur si pasuesen e Boris Johnson.
Rruga Press