Bota

BE-ja këtë javë do të shqyrtojë uljen e çmimeve të energjisë

Liderët e BE-së në takimin e kësaj jave pritet të miratojnë propozimet më të fundit të bllokut për uljen e çmimeve të energjisë dhe pritet të bëjnë presion ndaj Brukselit që të shkojë një hap më tej dhe të kufizojë çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, sipas draft-konkluzioneve për takimin e tyre.

Në samitin e planifikuar për 20 e 21 tetor, liderët e BE-së do të diskutojnë një paketë propozimesh të hartuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian të martën në një përpjekje për të ulur çmimet e larta të energjisë që po nxisin inflacionin dhe po kërcënojnë ta shtyjnë bllokun në recesion.

Lexo më shumë  Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Projekt-konkluzionet e rishikuara për samitin thonë se krerët e BE-së do të mbështesin në masë të madhe propozimet, të cilat përfshijnë planet për të nisur një çmim alternativ për gazin natyror të lëngshëm dhe për të filluar blerjet e përbashkëta të gazit nga anëtarët e BE.

Secili prej propozimeve kërkon mbështetjen e shumicës dërmuese të vendeve të BE-së, domethënë mbështetjen e të paktën 15 anëtarëve që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së bllokut.

Propozimet e Komisionit nuk përfshijnë një kufi të menjëhershëm për çmimet e gazit, të cilin shumica e vendeve të BE-së e dëshirojnë, por raportohet se Brukseli mund të përgatisë një propozim tjetër për të futur një kufi të përkohshëm çmimi në qendrën holandeze të gazit TTF në kushte të caktuara.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Udhëheqësit e BE-së duken të gatshëm të mbështesin idenë dhe t’i kërkojnë Brukselit të eksplorojë një “korridor të përkohshëm dinamik të çmimeve” për tregtinë e gazit, sipas projekt-përfundimeve.

Në draft konkluzionet thuhet se kufizimi i çmimit të gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike duhet të shmangë kurthin e rritjes së konsumit të gazit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *