Bota

Scholz urdhëron zgjatjen e funksionimit të centraleve bërthamore deri më 15 prill

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar tre reaktorët bërthamorë të mbetur të Gjermanisë të vazhdojnë të funksionojnë deri në mes të prillit.

Me këtë kancelari Scholz zgjidhi edhe mosmarrëveshjen mes dy partnerëve të koalicionit të Partisë së Lirisë (FDP) dhe të Gjelbërve, të cilët kundërshtuan nëse duhet të zgjatet funksionimi i centraleve bërthamore.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Centralet bërthamore që vazhdojnë të operojnë janë Isar 2 në Bavari, Neckarsvestheim 2 në Baden-Württemberg dhe Emsland pranë Lingen në Saksoninë e Ulët, funksionimi i të cilëve ka qenë më i kontestuari.

Fundjavën e kaluar, Partia e Gjelbër në asamblenë e saj vendosi të vazhdojë funksionimin e dy termocentraleve bërthamore në jug të Gjermanisë dhe ministri i Financave Christian Lindner nga FDP kërkoi që funksionimi i tre reaktorëve bërthamorë të zgjatet deri në vitin 2024.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Të dielën, Scholz zhvilloi një takim me drejtuesit e të Gjelbërve dhe FDP-së për të gjetur një kompromis, por në atë takim nuk u arrit asnjë marrëveshje. Më pas ai u dërgoi një letër ministrive përkatëse me urdhër për krijimin e kornizave ligjore për zgjatjen e funksionimit të të tre termocentraleve bërthamore deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *