Bombarduesit i prishet motori, avioni ushtarak rrëzohet në një bllok banimi në Rusi
Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë banimi në qytetin jugor të Rusisë, Jejsk. Pamje të pakonfirmuara të incidentit shfaqin një vatër të madhe zjarri që përfshiu një bllok banimi.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni, një bombardues Su-34, ishte në një fluturim stërvitor kur një nga motorët e tij mori flakë. Nuk ka ende të dhëna për viktima, por ambulanca dhe zjarrfikëse janë parë në vendngjarje.
Pilotët e avionit luftarak ishin në gjendje të shpëtonin përpara rrëzimit, tha ministria ruse e Mbrojtjes. Në një postim në telegram (në rusisht), guvernatori i territorit të Krasnodarit, pjesë e të cilit është Jejsk, tha se të gjitha shërbimet rajonale dhe lokale të emergjencës po punojnë për shuarjen e zjarrit, pa njoftuar nëse ka të lënduar apo viktima.
Rruga Press