Bota

Sulmi mbi Kiev, pamje që tregojnë ukrainasit duke tentuar t’i rrëzojnë dronët – dhe reagimi i gazetarëve në momentin e sulmeve

Kryeqyteti ukrainas Kiev është goditur nga të paktën katër shpërthime – me një këshilltar presidencial që fajëson “dronët kamikaze” të dërguar nga Rusia.

“Kjo tregon dëshpërimin e tyre”, ka thënë Andriy Yermak, kreu i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.

Një javë më parë, kryeqyteti u godit nga raketat ruse në orën e pikut, pjesë e sulmeve mbarëkombëtare që lanë 19 të vdekur.

Ndërsa sulmet e mëngjesit të sotëm ishin nga dronët – zhurma e ulët e këtyre armëve me lëvizje të ngadaltë po bëhet e njohur në të gjithë vendin.

Kievi lëshoi alarmet ndërsa bateritë kundërajrore u përpoqën furishëm t’i rrëzonin dronët.

Shpërthimet të hënën filluan rreth orës 06:30 me orën lokale, dhe ishin të paktën pesë gjithsej. Më e fundit ishte rreth orës 08:10 me orën lokale.

Dy prej tyre thuhet se ishin afër qendrës së qytetit, me sirena dhe alarme makinash të dëgjuara në të gjithë zonën – ndërkohë që njerëzit (përfshirë disa gazetarë) iknin për t’u strehuar në ndonjë vend të sigurt.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusia prezanton amnisti për armët ilegale për të rritur furnizimet për luftën në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *