Lajme

Kriza e rëndë/ 68.6% e shqiptarëve nuk kanë bërë pushime këtë verë

68.6% e shqiptarëve nuk kanë bërë pushime këtë verë dhe vetëm 31.3% e tyre kanë mundur të pushojnë. Ky ishte rezultati i sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022. Sondazhi është kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Tek ata që kanë bërë pushime mbizotëron grupmosha nga 18-24 vjeç me 48.1%, pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç me 39.2%; 25-34 vjeç me 36.1%; 45-54 vjeç me 26.4%; 55-64 vjeç me 20.8% dhe 65-75 vjeç që zënë vetëm 15.9% të pushuesve.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Ndërsa tek ata që nuk kanë bërë pushime mbizotëron grupmosha nga 65-75 vjeç me 84.1%, pasuar nga grupmosha 55-64 vjeç me 78.7%; 45-54 vjeç me 73.6%; 25-34 vjeç me 63.9%; 35-44 vjeç me 60.8% dhe grupmosha që zë me pak hapësirë 18-24 vjeç me 51.9% .

Pushimet lidhen drejtpërdrejtë edhe me të ardhurat, pasi nga ata që kanë bërë pushime 54.7% e zënë persona me të ardhura të larta, 35.5% me të ardhura mesatare të larta, 23.9% me të ardhura mesatare të ulëta dhe vetëm 13.5% persona me të ardhura të ulëta.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Ndërsa tek ata që nuk kanë bërë pushime kryesojnë personat me të ardhura të ulëta, që zënë 86.5%, pasuar nga ata me të ardhura mesatarisht të ulëta me 76.1%, personat me të ardhura mesatarisht të larta me 64% dhe me të ardhura të larta, që zënë vetëm 45.3% të personave që nuk kanë pushuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *