Lajme

Çeku: Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s duke mos i kthyer 1247 eksponate

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deklaroi të premten se Serbia është duke i shkelur hapur konventat e UNESCO-s duke mos ia kthyer Kosovës 1247 eksponate.

Në një postim në Facebook, ai prezantoi disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës.

Çeku tha se këto eksponate të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë gjatë luftës nga Akademia Serbe e Shkencave.

“1247 eksponate të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave. Ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, së bashku me shkatërrimin e mbi 1000 objekteve të trashëgimisë”.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Duke mos i kthyer eksponatet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri në një konferencë për media pati bërë të ditur se Komisioni Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë periudhës së luftës, tashmë ka hyrë në fazën finale të punës së tij.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Databaza e cila është duke u populluar me monumentet e shkatërruara gjatë luftës ka kaluar numrin një mijë të aseteve të shkatërruara në mënyrë të qëllimshme nga forcat serbe”, ka thënë Çeku para mediave.

Ai ka shtuar se Komisioni në fjalë është duke punuar me dinamikë të shtuar për ta prodhuar draftin e parë të raportit dhe për të nxjerrë “faturën” e dëmshpërblimit që do t’i dërgohet Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *