Lajme

Albin Kurti optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është optimist për liberalizmin e vizave. Deklarata ai i bëri në konferencën e përbashkët me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pasi pranoi Raportin për vendin për vitin 2022 të Komisionit Evropian.

Më 7 tetor, KE u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Ky dokument, do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

I pyetur rreth propozimit franko-gjerman, Kurti tha se nuk ka propozim të tillë për marrëveshje finale, shkruan REL. “Ka diskutime, ka opsione, ka teste e sprova, por nuk mund të them që ka diçka të ngurtësuar që do ta prezantonim në formë përfundimtare”, tha ai.

Ai tha se është optimist edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogu përmendet edhe në Raportin e KE-së, ku thuhet se nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *