Lajme

Kurti dhe ambasadori i Francës të gatshëm për shtim të prezencës franceze në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje ambasadorit të Francës, Olivier Guerot dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur si marrëdhënien e ngushtë me ambasadën franceze, ashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me Francën, me vullnetin për zgjerim e forcim të mëtejmë.

Duke e falënderuar për pritjen, Ambasadori Guerot rikonfirmoi qëndrimin e Presidencës dhe Qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Presidentit Macron, të shprehur në qershor, për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ai vlerësoi lart përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këto procese.

“Gjatë takimit u rikonfirmua edhe gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri potencoi se mirëpresim përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në takim thuhet se u bisedua në mënyrë specifike për bashkëpunimin ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë, për aktivitetet e shumta që kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në diplomacinë publike.

“Po ashtu u veçua bashkëpunimi shkencor në misionin arkeologjik Francë-Kosovë, si dhe nisma e qershorit të kaluar me kryetarët e komunave, që duket premtues për sa i përket binjakëzimit dhe urave të ardhshme mes komunave dhe shteteve tona”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *